Policia jep detaje shtesë për aksidentin në Klinë ku humbi jetën një person

08:22 | 28 Shtator 2021
Përparim Bublaku

Në aksidentin që ka ndodhur mbrëmë në Klinë, një person ka humbur jetën dhe 9 të tjerë janë lënduar.

Polici ka dhënë detaje shtesë, duke njoftuar se njëri nga të lënduarit është dërguar në QKUK në Prishtinë.

Komunikata e plotë:

Me datë 27 shtator 2021, rreth orës 21:00, policia është informuar për një aksident trafiku i cili ka ndodhur në rrugën “Sadik Rama” në Klinë. Në këtë aksident ishin të involvuara dy vetura dhe një autobus të gjithë me targa vendore.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet kompetente të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Pejë, njësitë e zjarrfikësve, gjithashtu edhe prokurori i shtetit, dhe nga ekipi mjekësor është konstatuar vdekja e një personi të përfshirë në këtë aksident. Të lënduarit me auto-ambulancë janë dërguar në emergjencën e Spitalit Rajonal në Pejë për tretman mjekësorë. Njëri nga të lënduarit për shkake të natyrës së lëndimeve është dërguar për SHSKUK në Prishtinë .
Me urdhër të Prokurorit shtetit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë, për Obduksion.
Rasti është duke u hetuar nga hetuesit e NJRKRR DRP Pejë./arbresh.info/

Aksident i rëndë në Klinë, dyshohet për një të vdekur edhe dhjetëra të lënduar

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme