Një person sot është gjetur i vrarë në Prishtinë gjatë orëve të mëngjesit.
Zëdhënësja rajonale e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti, ka konfirmuar vrasjen për arbresh.info.
Ajo ka tregua se ngjarja ka ndodhur rreth orës 11:00, në rrugën “Gjon Sereqi” në Prishtinë.
“Ngjarja ka ndodhur rreth orës 11:00, në rrugën “Gjon Sereqi” në Prishtinë. Në vendin e ngjarjes përveç ekipit të policisë menjëherë ka dalur edhe një ekip i ndihmës së shpejt, ku kanë konstatuar vdekjen e personit”, ka thënë Ahmeti.
Në mes të tjerash Ahmeti shtoi se personi i vrarë sot është i gjinisë mashkullore.
I riu thuhet se është afër moshës 17 vjeç, identiteti i tij për momentin nuk dihet./ arbresh.info/