Policia jep detaje rreth therjes me thikë në Prizren

20:05 | 17 Korrik 2020
Arbresh.info

Në Prizren në orët e pasdites ka ndodhur një therje me thikë ku një person ka mbetur i lënduar.

Lajmin e ka konfirmuar për arbresh.info, zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Prizrenit, Shaban Osmanollaj.

Osmanollaj ka thënë se ngjarja ka ndodhur për shkak të një mosmarrëveshje ndërmjet të dyshuarit dhe viktimës, ndërsa shton se me urdhër të prokurorit i dyshuari ndalohet në mbajtje në afat prej 48 orësh.

“Rreth orës 17:56 min, në rrugën “Remzi Ademaj”, për shkak të një mosmarrëveshje ndërmjet të dyshuarit dhe viktimës, kemi një rast lëndim i lehtë trupor, për faktin se i dyshimti duke e përdorur një mjet të prehtë ka lënduar viktimën duke i shkaktuar lëndime të lehta trupore. Me urdhër të prokurorit i dyshimti ndalohet në mbajtje në afat prej 48 orë”, ka thënë Osmanollaj./arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme