Policia jep detaje rreth parandalimit të incidentit mes shqiptarëve dhe serbëve në Mitrovicë

09:41 | 18 Mars 2020
Arbresh.info

Policia e Kosovës ka dhënë detaje rreth parandalimit të një incidenti në mes shqiptarëve dhe serbëve në veri të Mitrovicës.

Policia përmes raportit 24 orësh ka bërë të ditur se dje rreth orës 12:15 është raportuar se në afërsi të shtratit mbi lumin Ibër një ekskavator që dyshohet se ishte kontraktuar nga Komuna Mitrovicë -Veri kishte filluar rrënimin e një ure/vendi për kalim të improvizuar mbi lumin Ibër.

“Në shenjë pakënaqësie për rrënimin e urës ishin tubuar disa qytetar –punëtor të Kompanisë të cilët e kishin ndërtuar atë dhe që kishin tender për rregullimin e shtratit të lumit në pjesën veriore dhe jugore.

Në vendin e ngjarjes kanë dal strukturat komunale të dy komunave dhe është arritur marrëveshje që të ndërpriten punimet, mirëpo rreth gjashtë persona të dyshuar nga masa e protestuesve meshkuj kosovar kanë tentuar që të mos lejonin Ekskavatorin që të largohej nga ai lokacion të cilët persona i ka shpërndarë policia”, thuhet në raport.

Ky është njoftimi i plotë i Policisë së Kosovës;

“PENGIM I PERSONIT ZYRTAR

Mitrovicë17.03.2020-12:15. Është raportuar se në afërsi të shtratit mbi lumin Ibër një ekskavator që dyshohet se ishte kontraktuar nga Komuna Mitrovicë -Veri kishte filluar rrënimin e një ure/vendi për kalim të improvizuar mbi lumin Ibër. Në shenjë pakënaqësie për rrënimin e urës ishin tubuar disa qytetar –punëtor të Kompanisë të cilët e kishin ndërtuar atë dhe që kishin tender për rregullimin e shtratit të lumit në pjesën veriore dhe jugore. Në vendin e ngjarjes kanë dal strukturat komunale të dy komunave dhe është arritur marrëveshje që të ndërpriten punimet, mirëpo rreth gjashtë persona të dyshuar nga masa e protestuesve meshkuj kosovar kanë tentuar që të mos lejonin Ekskavatorin që të largohej nga ai lokacion të cilët persona i ka shpërndarë policia”./Arbresh.info

 

 

 

Të ngjashme