Po vazhdojnë kërkimet për Sali Gërqinën, i cili me kërcimet e shpeshta në stilin ‘dallëndyshja’ nga Ura e Fshajt, mori vëmendjen e të gjitha mediave botërore vitin e kaluar.
Ai po konsiderohet i zhdukur, meqë ende nuk ka ende asnjë lajm për të.
Ekipet e policisë, bashkë me FSK’në e një grup tjetër të zhytësve tash e disa ditë janë duke e kërkuar trupin e Sali Gërqinës. Por lidhur me fatin e tij ende nuk ka ndonjë të re.
Zëdhënësja në rajonin e Gjakovës, Lirije Podimaj, ka thënë të dielën për Express, se FSAK bashkë me policinë janë duke i vazhduar kërkimet, mirëpo deri më tani nuk ka ndonjë rezultat.
“Patrullat i kemi në vendin e ngjarjes, dhe FSK po vazhdon me kërkim. I kanë në mbështetje edhe njësitin e shfrytëzuesve vullnetar nga Mitrovica. Kërkimet do të vazhdojnë edhe për disa ditë”, ka thënë ajo.
Sali Gërqina njihet si njëri prej kërcimtarëve më të mirë në histori të Urës së Fshajt në stilin “dallëndyshe”.
“U kry çdo sen” – Gjesti shpërthen në lot pas nominimit kokë...
Pas dorëheqjes së Trudeau, Trump këmbëngul: Kanadezët do të ...
Trajneri i ri i Milanit feston trofeun me “puro” dhe vallëzi...
Shkupi, qyteti më i ndotur në Evropë
Hoti: Trefish më shumë punëtorë se këta të pranuar sot në KE...
A do të ulet çmimi i energjisë në Shqipëri? Bordi i ERE shqy...