Gjatë ditës së djeshme rreth orës 16:40, ka ndodhur një grabitje me armë në njërën nga bankat në Prishtinë.
Punëtorja e bankës ka njoftuar policinë se dy persona të armatosur njëri me thikë dhe tjetri me revole i kanë grabitur para dhe kanë ikur në drejtim të panjohur, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.
Nga ky rast nuk është raportuar për të lënduar.
Ky është njoftimi i plotë i Policisë së Kosovës:
Rr. Agim Ramadani, Prishtinë 22,06,2020-16:40. Ankuesja femër kosovar punëtore e bankës ka njoftuar se dy persona të panjohur të armatosur njëri me thikë dhe tjetri me revole i kanë grabitur para dhe kanë ikur në drejtim të panjohur. Nuk raportohet për të lënduar, në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse./Arbresh.info
NATO dhe Ukraina takohen lidhur me raketën e re ruse
Përgjigjja e shkencëtarëve: Si ndikon menjëherë në shëndet k...
Lela nuk ndjehet mirë pas Prime, çka i ndodhi?
Belgjika vazhdon të mbetet pa qeveri që nga qershori
Gjermania përpilon listën e bunkerëve që mund të ofrojnë str...
Moti në Shqipëri, temperaturat arrijnë deri në -2 gradë