Policia jep detaje rreth gjuajtjes me armë në Shipol të Mitrovicës

23:43 | 6 Korrik 2021
L G

Policia e Kosovës ka dhënë detaje rreth një rasti me gjuajte me armë në Shipol të Mitrovicës.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti i ka thënë arbresh.info se rasti ka ndodhur sonte rreth orës 22:00 në rrugën Dëshmorët e Kombit” në Mitrovicë.

Sipas tij, në vendin e ngjarjes janë gjetur gëzhoja. Megjithatë Zahiti nuk ka dhënë detaje nëse ka të lënduar.

“Sonte rreth orës 22:00, është raportuar se në rrugën “Dëshmorët e Kombit” në Mitrovicë, ishin dëgjuar të shtëna, njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku në cilësi të provës materiale kanë gjetur një gëzhojë. Nga informacionet e deritanishme nuk raportohet për të lënduar”, u shpreh Zahiti. /arbresh.info/

Të ngjashme