Google ADS

Policia jep detaje rreth aksidentit në Pejë ku humbi jetën një ushtar i KFOR-it

09:08 | 25 Tetor 2023
E.H

Policia e Kosovës ka dhënë detaje rreth një aksidenti me fatalitet që ka ndodhur dje në rrugën Pejë-Prishtinë, ku ka mbetur i vdekur një ushtar i KFOR-it.

Sipas Policisë, personi që dyshohet se e shkaktoi aksidentin pas tretmanit mjekësor i është caktuar masa e paraburgimit prej 48 orësh, shkruan Arbresh.info.

Ndryshe, në aksident janë përfshirë dy vetura ndërsa kanë mbetur të lënduar tre persona.

Pasi të lënduarit janë dërguar për tretman mjekësor, është konfirmuar vdekja e njërit prej tyre, shtetas italian, ushtar i KFOR-it.

Lexo edhe:

Vdes ushtari italian i KFOR-it në aksidentin në Pejë

“Pejë 24.10.2023 – 15:20. Në rrugën Pejë-Prishtinë ka ndodhur aksident trafiku me fatalitet në të cilin kanë qenë të përfshira dy automjete. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar tre persona një mashkull dhe një femër shtetas te hua, si dhe një mashkull kosovar. Te lenduarit jane derguar per tretman mjekesor dhe më pas është konfirmuar se i lënduari mashkull-shtetas I huaj ka ndërruar jetë. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante policore. I dyshuari per shkaktim te aksidentit ka pranuar ndihme mjeksore, dhe ndaj tij eshte caktuar masa e arrestit per 48 ore nga prokurori kujdestar”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës./Arbresh.info

Lexo edhe:

Vdes një person, lëndohen dy të tjerë në aksidentin në rrugën Prishtinë-Pejë

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme