Sot, rreth orës 17:20 një aksident trafiku me fatalitet ka ndodhur në fshatin Lëbushë te Deçani, ku një person ka humbur jetën dhe tre të tjera janë lënduar.
Policia e Kosovës ka thënë se shkaku i aksidentit ka qenë mos përshtatja e shpejtësisë me kushtet e rrugës, ku shoferi ka humbur kontrollin dhe është përplasur me një shtyllë betoni, përcjell Arbresh.info.
“Nё kёtё aksident ishin tё involvuara, njё automjet (furgon), dyshohet se deri te aksidenti ka ardhё si pasojё e mos pёrshtatjёs sё shpejtёsisё dhe kushteve tё rrugёs i dyshuari (shoferi) humb kontrollin mbi automjet dhe pёrplaset pёr njё shtyllё betoni.
Si pasojё e kёtij aksidenti njёri nga personat e lënduar ёshtё sjellё nё Spitalin Rajonal nё Pejё pa shenja jete, vdekjen e sё cilit e ka konstatuar ekipi mjekёsor, ndёrsa tre tё lënduarit tjerё janё sjellё poashtu nё spitalin rajonal, por njёri nga tё lënduarit pёr shkak tё natyrёs sё lëndimeve ёshtё dёrguar nё QKUK-Prishtinё”, thuhet në njoftim.
Me urdhër të Prokurorit shtetit trupi i pa jetë i viktimës dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë, për Obduksion, ndёrsa i dyshuari dёrgohet nё mbajtje pёr 48- orё./Arbresh.info
Lexo edhe:
Vdes një person në një vetaksident në Deçan, lëndohen tre të tjerë
Alarmi i Austin: Ukraina është në fije të perit
Nëse Kvaratskhelia shitet, Napoli do ta synojë Zhegrovën
Dalja e dhëmbëve të parë të bebes
Presidenti i Libanit: Nuk mund ta çarmatosim Hezbollahun
Driloni hap zemrën për Sarën: Mosha e saj nuk është problem ...
Raportohen pesë raste të reja me variantin e ri të virusit M...