Google ADS

Policia jep detaje rreth aksidentit ku u godit një prokurore në Pejë

16:51 | 21 Korrik 2022
L G

Policia e Kosovës ka dhënë detaje rreth aksidentit në Pejë, ku një prokurore e Prokurorisë Themelore në Pejë sot u godit nga një veturë.

Prokurorja ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar për tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari ka ikur na vendi i ngjarjes.

Për arbresh.info, zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Driton Rugova tha se aksidenti ka ndodhur rreth orës 14:30.

“Rreth orës 14:30, Policia është informuar për një aksident i cili ka ndodhur në rrugën ” Adem Jashari” në Pejë, në këtë aksident kanë qenë të involvuar një (1) veturë dhe një këmbësore, si pasojë e aksidentit këmbësorja ka pësuar lëndime trupore, viktima është dërguar në emergjencën e spitalit rajonal në Pejë për tretman mjekësor”, tha Rugova./arbresh.info/

LEXO EDHE

Vetura godet prokuroren në Pejë, i dyshuari ikë nga vendi i ngjarjes – Arbresh.info

Të ngjashme