Policia e Kosovës ka dhënë detaje lidhur me tentim-vrasjen e djeshme në Prishtinë.
Sipas policisë, ngjarja është nxitur nga një zënkë e momentit, e cila ka eskaluar dhe në një përleshje ku kanë qenë të përfshirë disa persona, është shtënë me armë zjarri, është përdorur arma e ftohtë (thikë) si dhe mjete të tjera të forta.
Në këtë rast janë lënduar tre persona.
Lexoni të plotë njoftimin e Policisë:
“Dje në ora 17:20, policia ka marrë informacionin se në një objekt, në rrugën “B” në Prishtinë, ka pasur të shtëna me armë zjarri.
Menjëherë pas marrjes së këtij informacioni në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet e nevojshme policore, të mbështetura edhe nga njësiti rajonal për hetimin e krimeve si dhe njësitë e tjera për ekzaminim të vendngjarjes.
Bazuar në rezultatet e hetimeve fillestare, ngjarja është nxitur nga një zënkë e momentit, e cila ka eskaluar dhe në një përleshje ku kanë qenë të përfshirë disa persona, është shtënë me armë zjarri, është përdorur arma e ftohtë (thikë) si dhe mjete të tjera të forta.
Në këtë rast janë lënduar 3 persona: o A. S, mashkull , 37 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës ( i goditur me mjetë të fortë ), G.A, mashkull , 26 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës ( i therur me thikë ) dhe P. S, mashkull , 21 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës ( i therur me thikë), të cilët menjëherë janë dërguar për trajtim mjekësor.
Po të njëjtëve persona, pas marrjes së autorizimit nga ana e Prokurorit të shtetit, u është shqiptuar masa e ndalimit policor për 48 orë.
Aktualisht puna policore për identifikimin dhe arrestimin e personave të tjerë si të dyshuar të mundshëm po vazhdon, ndërkohë që lidhur me këtë ngjarje, në polici është iniciuar rasti vrasje në tentativë dhe lëndim trupor”.
Marotta: Jemi skuadra e vetme në Milano me dy yje në fanellë
Vullneti: Xheneta rrezikon të eliminohet këtë javë
Shpërthim në Prishtinë, lëndohen dy persona
Federata e Bodybuildingut zgjedhë më të mirët e vitit 2024
“Je xheloz ti?”, Sara dhe Driloni ngacmojnë njëri-tjetrin
Netanyahu në gjykatë për të dëshmuar mbi akuzat për korrupsi...