Google ADS

Policia jep detaje për vrasjen e 22-vjeçarit në Gjilan

12:05 | 30 Korrik 2018
Arbresh.info

Policia e Kosovës, gjatë ditës së sotme, ka dhënë detaje rreth vrasjes në fshatin Bresalc të Gjilanit, ku Liridon Uruqi e vrau me armë zjarri shokun e tij, Fatlind Arifin, 22 vjeç. Në veturën e të dyshuarit, policia ka gjetur edhe një revole me të cilën dyshohet se u krye akti me pesë fishekë.

Sipas policisë, është arrestuar i dyshuari kryesor bashkë me vëllanë e tij. Por nga policia thonë se në bazë të deklaratave të të dyshuarit, aksidentalisht ka shtënë me armë zjarri në drejtim të viktimës mashkull K/Shqiptar.

Viktima është dërguar në spitalin e Gjilanit, me ç’rast nga personeli mjekësor është konstatuar se i njëjti nuk ka shenja jete.

“Si i dyshuar është arrestuar edhe vëllai i të dyshuarit, pasi që dyshohet se i ka ndihmuar kryesit të veprës që të arratiset nga vendi i ngjarjes”, thuhet në raportin e policisë.

Si prova materiale janë sekuestruar një automjet dhe një pistoletë me 5 fishekë. Me urdhër të prokurorit dy të dyshuarit janë dërguar në mbajtje, ndërsa trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme