Google ADS

Policia jep detaje për vjedhjen e arkës në AUV

13:18 | 22 Tetor 2020
Arbresh.info

Mëngjesin e sotëm është vjedhur arka me peshë 300 kilogramë në Agjencinë e Ushqimit dhe Veteranisë.

Lajmin për arbresh.info e ka konfirmuar Baki Kelani, zëdhënës i Policisë së Kosovës.

Ai po ashtu tha se njësitet kompetente janë ende në vendin e ngjarjes dhe po merren me rastin.

“Me datë 22.10.2020. në ora 08:05, ne Policinë e Kosovës është raportuar se në një objekt në Fushë Kosovë është kryer një vjedhje. Njësitet kompetente policore kanë dal në vendin e ngjarjes dhe janë duke kryer hetime për rastin”, tha Kelani.

Ndërsa të mërkurën, është bërë publike se në Thesarin e Shtetit janë vjedhur 2.1 milionë euro e për këtë është arrestuar një zyrtarë i ministrisë së Financave. Dy të dyshuar janë në arrati./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme