Google ADS

Policia jep detaje për vetëvrasjen e profesorit në Pejë

09:49 | 6 Qershor 2017
Arbresh.info

Profesori në Universitetin e Pejës ‘’Haxhi Zeka’’, Sokol Domniku ka ndërruarr jetë gjatë ditës së hënë.

Policia përmes një kumtese ka dhënë detaje shtesë lidhur me rastin, shkruan arbresh.info.

Lexoni njoftimin e Policisë:

Njoftoheni se me datë 05.06.2017, rreth orës 21:00 kemi pranuar informatë se në poligonin e shenjëtarisë ne Pejë ka ndodhur një vetëvrasje.

Njësitet policore menjëherë iu kanë përgjigjur informatës ku ne vendin e ngjarjes viktima shtetas shqiptar i Kosovës S.D. (1981).

Sipas të dhënave hetimore, viktima për derisa ishte duke gjuajtur me armë në këtë poligon, në prezencë te instruktorit ( dëshmitarit) i njëjti papritmas drejton armën në drejtim të kokës së tij dhe shtie me armë duke kryer aktin e vetëvrasjes.

Vdekjen e viktimës e ka konfirmuar mjeku kujdestar pasi është dërguar në emergjencën e spitalit rajonal në Pejë, përkundër përpjekjeve të ekipit mjekësor i njëjti nga plaga fatale ka ndërruar jetë.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha Njësitet relevante te DRP Pejë dhe Prokurori i shtetit, dhe me urdhër të Prokurorit kompetent trupi i pajetë i viktimës dërgohet në Institutin e mjekësinë ligjore në Prishtinë për obduksion.

Rasti është duke u hetuar nga Njësiti hetimor Rajonal në bashkëpunim të plotë me Prokurorin e shtetit për të sqaruar të gjitha rrethanat të cilat e ka shtyrë viktimën të kryej veprën e vetëvrasjes.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme