Policia jep detaje për vetaksidentin të ndodhur në Prishtinë

20:02 | 2 Shtator 2022
E.H

Policia e Kosovës ka dhënë detaje për një aksident që ka ndodhur rreth orës 19:00 në rrugën “UÇK” në Prishtinë.

Në këtë aksident është përfshirë një veturë dhe si pasoj është lënduar një përson.

Rastin për arbresh.info e ka konfirmuar Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Ahmeti bëri të ditur se personit të lënduar i është ofruar tretman mjekësor dhe se policia ka nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve të këtij vet aksidenti.

“Sot rreth orës 19:00, në rrugën “UÇK”, në Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku, ku është përfshirë një veturë. Si pasojë e aksidentit një person ka pësuar lëndime trupore dhe të njëjtit i është ofruar trajtim i nevojshëm mjekësor. Policia ka nisur një hetim për zbardhjen e shkaqeve të këtij vetaksidenti”, tha Ahmeti.

Kujtojmë se pak më parë një veturë është përplasur më një lisë “Te Qafa” në Prishtinë./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme