Një i paraburgosur, shtetas i Shqipërisë ka vdekur në Qendrën e Paraburgimit në Hajvali.
Në raportin 24 orësh të policisë thuhet se rasti ka ndodhur dje rreth orës 19:00, shkruan Arbresh.info.
Sipas policisë, viktima dyshohet se ka kryer vetëvrasje ku më pas është dërguar në QKUK pa shenja jete.
Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion.
“HETIM I VDEKJES Qendra e Paraburgimit Hajvali 29.10.2024 – 19:00. Raportohet se i paraburgosuri mashkull shtetas i Republikës së Shqipërisë, dyshohet se ka kryer vetëvrasje, ku më pas është dërguar në QKUK pa shenja jete. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion.”, thuhet në njoftimin e policisë./Arbresh.info/
Kurti: Kemi rritur pensionet dy herë gjatë mandatit
“Boll more më”, Xheneta me ashpërsi i kthehet Rovenës, ja re...
Begaj viziton Mirditën, inkurajon binjakëzimin dhe bashkëpun...
Fitojnë Drita e Ballkani
Pak çerdhe, pak punë për gra
Meloni: Rusia përbën rrezik në shumë plane ndaj sigurisë së ...