Një 65 vjeçar nga Vushtrria ka humbur jetën si pasojë e lëndimeve të pësuara nga rrokullisja e traktorit.
Policia e Kosovës për rajonin e Mitrovicës me anë të një komunikate për media ka treguar se ngjarja ka ndodhur në rrugën malore në fshatin Shallc të Vushtrrisë.
Lexo komunikatën e plotë nga Policia:
Një 65 vjeçar, ka humbur jetën si pasojë e lëndimeve të pësuara nga rrokullisja e traktorit.
Ngjarja është raportuar të ketë ndodhur në mes orës 13:00-22:13, në rrugë malore në fshatin “Shallc” të Vushtrrisë. Vdekjen e viktimës Sh.J.,65 vjeçar, e ka konstatuar ekipi mjekësor nga Emergjenca në Vushtrri, të cilët kanë dal në vendngjarje dhe nga mjeku kujdestar është konstatuar se viktima është pa shenja jete.
Hetimet Rajonale, Prokurori kujdestar si dhe mjekësia ligjore, kanë dal në vendin e ngjarjes, dhe kane kryer vend-shqimin e ngjarjes.
Pas përfundimit të procedurave në vendin e ngjarjes, me vendim të prokurorit te shtetit, trupi i pajetë i viktimës i është dorëzuar familjarëve të tij.
Rasti është iniciuar dhe hetuar si ‘vdekje aksidentale’.
Simeone trajneri i muajit në La Liga
ShBA e shqetësuar që KQZ-ja nuk certifikoi Listën Serbe
Nënkryetarit të Kuvendit të Shqipërisë i bie të fikët në pro...
Arteta i shqetësuar pas lëndimit të Sakas, futbollisti prite...
Tensione në protestën e opozitës, shoqërohen në polici katër...
Protestuesit përplasen me policinë te Rruga e Elbasanit në T...