Policia e Kosovës e ka konfirmuar vdekjen e një femre në QKUK. Sipas zëdhënësit të Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Agon Borovci, dyshohet se 43 vjeçarja ka bërë vetëvrasje.
Ai i ka thënë Gazetës Blic se Policia ka marrë informatën se rreth orës 19:30 një person dyshohet të ketë bërë vetëvrasje.
“Nga informacionet e para që ka policia, dyshohet që: viktima femër, 43 vjece, paciente në një nga klinikat e QKUK-së, për shkaqe ende të panjohura të ketë bërë vetëvrasje duke u hedhur nga një prej klinikave të QKUK-së. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka filluar një hetim lidhur me rrethanat që mund të kenë sjellë deri te kjo ngjarje”, ka theksuar ai.
Biden fal dënimet me vdekje
Prokuroria në Gjakovë ngrit aktakuzë ndaj të pandehurit që v...
Ilir Avdyli largohet nga Llapi
Deri në një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosov...
Panik në Portin e Durrësit, përplasen rëndë dy tragete
Dënohet me burg ish-kryetari i Bashkisë së Lezhës, Fran Frro...