Policia jep detaje për vdekjen e 24 vjeçarit në poligonin “Katana”

11:01 | 2 Dhjetor 2021
Përparim Bublaku

Policia e Kosovës ka dhënë detaje për rastin në Obiliq, ku një 24 vjeçar humbi jetën në një poligon gjuajtjesh me armë.

Sipas PK-së 24 vjeçari dyshohet se ka qëlluar vetën me armë.

“Rr. Hasan Prishtina, Obiliq, 01.12.2021 – 17:43. Raportohet se viktima mashkull kosovar dyshohet se ka qëlluar vetën me armë, me ç ‘rast ka pësuar lëndime të rënda trupore. Viktima me autoambulancë është dërguar në QKUK, Prishtinë për trajtim mjekësor, ku pastaj nga mjekët përgjegjës është konstatuar se viktima ka ndërruar jetë. Njësitë relevante policore dhe prokurori i shtetit kanë dal në vendin e ngjarjes. Me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion. Rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raport./arbresh.info/

Lexo edhe: 

Ky është personi që u vetëvra në poligonin “Katana” – Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme