Google ADS

Policia jep detaje për tri aksidentet në rrugën nacionale Prishtinë-Pejë

16:58 | 29 Shtator 2022
E.H

Dy kamionë janë aksidentuar sot rreth orës 13:00 në rrugën nacionale, Prishtinë-Pejë duke krijuar kolona të gjata automjetesh.

Rastin për arbresh.info e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha.

“Me datën 29.09.2022 reth orës 13:00, në Rr. Nacionale Prishtine –Pejë, në Komoran është shkaktuar një aksident trafiku ku të përfshirë kanë qenë dy kamionë. Për shkak të këtij aksidenti është krijuar kolone automjetesh në ketë drejtim”, tha Hoxha.

Gjithashtu në të njëjtin drejtim saktësisht në Korreticë të lartë janë shkaktuar edhe tri aksidente të tjera.

Sipas Hoxhes, shkaktarët e këtyre aksidenteve janë reshjet e vazhdueshme të shiut.

“Gjithashtu në Korroticë të lartë po në të njëjtin drejtim të rrugës Prishtinë-Pejë është raportuar se janë shkaktuar tri (3) aksidente trafiku. Sipas raportimeve nga kjo zone ka pasur reshje te vazhdueshme të shiut dhe qarkullimi ka pasur vështirësi për shkak të aksidenteve që janë shkaktuar”, njoftoi Hoxha.

Policia e Kosovës respektivisht njësitet e trafikut për kontrolle në autostradë, ka bërë apel te të gjithë drejtuesit e automjeteve që të kenë kujdes dhe shpejtësinë e lëvizjes së automjetit ta përshtatin me rrugë.

“Policia e Kosovës me njësitet e saj në trafik, respektivisht ato për kontroll në autostradë po merret me trajtimin e rasteve të raportuara dhe menaxhimin e rrjedhës se trafikut. Duke iu referuar reshjeve intensive të shiut, si dhe gjendjes së krijuar nëpër rrugë dhe autostrada, dukshmëria gjatë vozitjes mund të jetë më e vogël andaj kërkojmë/apelojmë tek te gjithë drejtuesit e automjeteve që të shtohet kujdesi gjatë pjesëmarrjes në trafik dhe shpejtësinë e lëvizjes se automjeteve ta përshtatin me kushtet e rrugës. Vetëm me një kujdes dhe angazhim maksimal, posaçërisht nga vozitësit mund të kontribuojmë për një siguri më të madhe në trafik dhe shmangie të aksidenteve që shpesh po përfundojnë me pasoja të renda”, tha Hoxha./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme