Policia e Kosovës ka dhënë detaje për tentim vrasjen në Deçan.
Sipas raportit 24 orësh të policisë në vendin e ngjarjes është konfiskuar pistoleta me gjashtë fishekë dhe tri gëzhoja.
Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Ndërkaq, viktima është duke u trajtuar në Spitalin e Pejës.
“Rr. Luan Haradinaj, Deçan 12.11.2021 – 15:15. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti ka plagosur me armë zjarri viktimën mashkull kosovar. Viktima është dërguar në Spitalin e Pejës për tretman mjekësor. Është konfiskuar pistoleta me gjashtë fishekë dhe tri gëzhoja. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e policisë. /arbresh.info/
Lexo edhe:
Ukraina i kërkon Brazilit ta arrestojë Putinin, nëse ai merr...
Një tjetër i famshëm pranon se kishte shkuar në festat e P.D...
Kurti: 25 vjet pas ndërhyrjes së NATO-s, hapësira ajrore e S...
Damiree Burns MVP i javës së pestë në elitën e basketbollit ...
Shahini dhe Malaj diskutojnë për rritjen e bashkëpunimit mes...
Rama në Berlin, nënshkruan deklaratat për tregun e përbashkë...