Pas kanosjes së kryetarit të komunë së Kllokotit, Bozidar Dejanovic ka reaguar Policia e Kosovës.
PK përmes një komunikate për medie ka bërë të ditur se dy të dyshuarit kanë kryer kanosjen pasi i dyshuari S. J. është larguar nga lista e marrjes së asistencës sociale.
“ Me datën 4 dhjetor 2018, kryetari i Komunës së Kllokotit B. D. (m/s/k) ka raportuar se me datën 3 dhjetor është kanosur verbalisht nga dy persona të dyshuar S. J. dhe Z. J. (babë e bir), që të dy (m/s/k) nga fshati Grncar i Kllokotit. Menjëherë pas marrjes së këtij informacioni njësitet relevante policore kanë ndërmarrë veprimet e tyre operative për hetimin e rastit dhe intervistimin e personave të dyshuar të involvuar në këtë rast. Bazuar në informacionet e siguruara, arsyeja për sulmin verbal dhe kërcënimet ndaj kryetarit të Komunës dyshohet se kanë ndodhur pasi i dyshuari S. J. është larguar nga lista e marrjes së asistencës sociale përmes Komunës së Kllokotit”, thonë nga Policia e Kosovës.
Policia ka njoftuar gjithashtu se njëri nga sulmuesit ka qenë nën ndikimin e alkooli.
“Gjatë trajtimit të rastit nga njësitet policore është dyshuar se njëri nga personat e përfshirë në këtë rast (S. J.) dyshohet se ka qenë nën ndikim të alkoolit. Të gjitha veprimet policore lidhur me rastin janë ndërmarrë konform autorizimeve ligjore dhe në konsultim me prokurorin kompetent është iniciuar rasti ‘kanosje’, me vendim të të cilit rasti është proceduar në procedurë të rregullt”, përfundon komunikata e Policisë./Arbresh/
Abdixhiku sjellë Pallatin e Ri Sportiv, Pishinën Olimpike dh...
Shuhet kureshtja, Diana dhe Arioni më të lumtur se kurrë pra...
Gjendet armë dhe 50 fishekë në valixhen e një pasagjeri në a...
Vëllaznimi shënon fitore të madhe në udhëtim tek Ylli
Gjendet pa shenja jete një 68-vjeçar në Vlorë, dyshohet se u...
NATO trajnon trupat ushtarake ukrainase në Lituani dhe Polon...