Google ADS

Policia jep detaje për rrahjen mes Krasniqit dhe Zekës

11:41 | 30 Shtator 2017
M. A.

Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh ka dhënë detaje për përleshjen fizike mes deputetëve Frashër Krasniqi dhe Milaim Zeka gjatë ditës së djeshme në një studio televizive. Policia ka treguar se pas përleshjes Zeka ka pranuar tretman mjekësor ndërsa Krasniqi është arrestuar dhe më pas është dërguar në mbajtje.

Sipas policisë të dytë pas incidentit janë intervistuar dhe njëri prej tyre (Frashër Krasniqi), është ndaluar.

Deputeti i NISMA’s për Kosovën, Milaim Zeka i ka marrë disa grushte në fytyrë nga deputeti i Vetëvendosjes, Frashër Krasniqi. Deri te përleshja kishte ardhur pas akuzave për krim, terrorizëm e përdhunim që Zeka i kishte drejtuar Krasniqit. Edhe ky i fundit disa herë e kishte quajtur Zekën të korruptuar, huligan, lahper, etj.

Ky është njoftimi i plotë i policisë

“Raportohet se dy meshkuj K/Shqiptarë janë sulmuar mes veti, njëri prej tyre ka pranuar trajtim mjekësor. Të njëjtit janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit njëri prej tyre është arrestuar dhe dërguar në mbajtje, ndërsa i dyshuari tjetër është liruar”, thuhet në raport.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme