Komandanti i Stacionit Policor në Gjakovë, Tush Markaj ka dhënë detaje lidhur me rastin e dyshimtë të gjetjes së trupit të pajetë në një shtëpi në rrugën ”Sabrije Vokshi”, ku dyshohet se vajza e cila vuan nga problemet mentale, është autore e krimit.
Ai ka thënë se trupi i pajetë është gjetur sot në mesditë rreth orës 12:00, dhe viktima është një 87 vjeçar, njofton Klan Kosova.
Markaj ka sqaruar se rastit iu janë përgjigjur të gjitha njësitet relevante, ndërsa thekson se në vendin e ngjarjes nuk është gjetur ndonjë mjet i dyshimt.
Ai konfirmon se për këtë rast, është arrestuar e bija me probleme mendore e të të ndjerit, e cila dyshohet se është autore e vrasjes.
”Vajza është arrestuar dhe ndaluar për 48 orë”.
”Gjendet në Repartin Neuropsikiatrik në Spitalin rajonal në Gjakovë”, tha ai.
”Prokurori i shtetit do të urdhërojë të dërgohet për ekzaminim mjekësor vajza ndërsa gjatë ditës trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion nga Instituti i Mjekësisë Ligjore në Prishtinë”.
A ka dyshime të tjera se kjo vrasje mund të jetë kryer nga dikush tjetër nga jashtë?
”Hetimet preliminare kanë treguar se nuk ka pasur depërtim nga jashtë”, konfirmon Komandanti Tush Markaj.
Biden kërkon 24 miliardë dollarë të tjera për Ukrainën dhe “...
Kadetët e FSK-së përfundojnë marshimin 12.8 kilometra
Haradinaj e nis ditën në Boletin: Isa Boletini frymëzim për ...
Xheneta e Gjesti gjejnë paqe, puthen në pishinë!
Von der Leyen: Angazhimi do të jetë më i fortë se ai i Rusis...
Aktakuzë ndaj dy gjinekologëve, ushtruan kundërligjshëm vepr...