Google ADS

Policia jep detaje për rastin e Valon Sylës

09:31 | 12 Prill 2023
A Z

Policia e Kosovës njofton se gazetari Valon Syla ka raportuar mbrëmë se rreth orës 22:29, në rrugën Ilir Durmishi, tre të dyshuar deri më tani të pa njohur e kanë sulmuar fizikisht, me ç’rast i kanë shkaktuar lëndime të lehta trupore.

Syla ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa të dyshuarit janë larguar nga vendi i ngjarjes me një veturë me targa vendore.

Rasti është duke u hetuar./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme