Policia e Kosovës ka dhënë detaje rreth hetimit të rastit të keqësimit të gjendjes së 26 zyrtarëve, të cilët dyshohet të jenë helmuar deri sa po merreshin me procesin e verifikimit të zarfeve me vota, të ardhura nga Serbia.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha i ka thënë arbresh.info se policia është duke e trajtuar këtë rast.
“Policia posedon informacionin dhe në aspektin policor jemi duke e trajtuar, ndërsa lidhur me detaje tjera ne ketë fazë adresojuni KQZ-së dhe autoriteteve shëndetësore”, ka thënë Hoxha.
Ndryshe, verifikimi i zarfeve me vota të ardhur nga Serbia, u ka sjellë problem zyrtarëve në Qendrën e Numërimit të Votave.
Numërimi është ndërpre rreth orës 11:00, pasi që në kutitë me vota ka kundërmuar erë, dhe kjo u shkaktuar alergji 26 zyrtarëve kosovarë që kanë qenë të ngarkuar me numërimin e zarfeve./Arbresh.info
Pas sulmit në Magdeburg seancë e posaçme në Bundestag
Slot lavdëron një futbollist për paraqitje të mrekullueshme ...
35-vjetori i themelimit të LDK-së, Abdixhiku sot bën homazhe...
Mblidhet KQZ për certifikimin e 17 subjekteve tjera politike
Sot diskutohet për transparencën parlamentare
Rama: Nis shpërndarja e mbi 20 mijë librave artistikë për bi...