Policia e Kosovës ka dhënë detaje rreth rastit të një punëtori që ka rënën nga kati i tretë në rrugën “Fehmi Agani” në Prishtinë.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha i ka thënë arbresh.info se personi në fjalë është lënduar dhe se në vendin e ngjarjes menjëherë kanë dalë njësitet policore.
Sipas Hoxhës, ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:10 dhe për këtë çështje janë njoftuar ndihma e shpejt dhe Inspektorati i Punës.
“Me datë 24.08.2020 rreth orës 17:10 policia ka pranuar informacionin për një person të lënduar në Rr.Fehmi Agani ne Prishtine. Ne vendngjarje kane dal njësitet policore te stacionit Qendra. Është njoftuar ndihma e shpejte, si dhe inspektoret e punës. Lidhur me rastin janë duke u marre njësitet kompetente për të sqaruar detajet tjera dhe për çdo gjë do te njoftoheni me kohë”, ka thënë Hoxha./arbresh.info/
LEXO EDHE :
PSG triumfon nga Monaco në një ndeshje me shumë gola
Ulni faturat e energjisë me një truk që ruan nxehtësinë në s...
Aksident zingjiror në Prishtinë
Arrestohet një i mitur i dyshuar për veprën penale “Vjedhje ...
Tre shenjat më kreative të zodiakut që kanë gjithmonë ide të...
Natyraliteti i femrave bëhet ‘mollë’ sherri i një debati të ...