Është gjetur pa shenja jetë në veri të Mitrovicës një zyrtarë i Policisë së Kosovës.
Këtë për arbresh.info e ka konfirmuar Besim Hoti, zëvendëskomandant i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut të Mitrovicës.
Ai ka thënë se dyshohet për vetëvrasje me armë zjarri.
“Kemi të bëjmë për një vdekje të dyshimtë, plagë të shkaktuara nga një armë zjarri që besohet të jetë vetëvrasje. Është në pyetje zyrtari policor i përkatësisë etnike serbe në banesën e tij është gjetur i shtrirë i vdekur”, ka thënë ai.
Hoti ka shtuar se i ndjeri është gjetur pa shenja jete në banesën e tij ndërsa trupi i tij do të shkoj për obduksion.
‘Në vendin e ngjarjes kanë dalë hetuesit policor me të gjitha ekipet tjera përkatëse, Prokurori kujdestar dhe Instituti i Mjekësisë Ligjore i cili trupin e pajetë e dërgon për obduksion. Të gjitha provat e mundshme materiale mbledhin nga vendi i ngjarjes dhe rasti është raportuar në stacionin policor në veri aty ku edhe ka punuar zyrtari”, ka përfunduar Hoti./arbresh.info/
Dita Ndërkombëtare kundër Dhunës ndaj Grave, Hoxha: Të ndërt...
Shërbimi i Self Check-in tani edhe në Aeroportin e Prishtinë...
Në Speciale fillon dëshminë Halil Çadraku
Gresa nuk i beson arsyetimit të Drilonit në raport me deklar...
Osmani takoi deputeten britanike, Alicia Kearns
Ministrat e G7-ës takohen në Itali për të diskutuar për konf...