Policia e Kosovës ka dhënë detaje rreth plagosjes së një personi me armë zjarri dje në lagjen ‘Dardania’ në Prishtinë.
I dyshuari pasi ka plagosur viktimën është larguar nga vendi i ngjarjes ndërsa ndodhet ende në arrati, ndërsa viktima është dërguar në QKUK për tretman mjekësor.
Sipas mjekut, ai është jashtë rrezikut për jetë.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 10:50 kurse në vendin e ngjarjes kanë dal njësitet relevante policore dhe është njoftuar prokurori.
Lexo edhe:
Plagoset një person në lagjen “Dardania” në Prishtinë , Policia jep detaje
“Lagjja Dardani, Prishtinë 29.09.2023 – 10:50. Është raportuar se në lagjen Dardani Prishtinë, viktima mashkull kosovar, ishte plagosur me armë zjarri nga i dyshuari mashkull kosovar, i cili më pas është larguar nga vendi i ngjarjes dhe gjendet në arrati. Viktima ka pësuar lëndime dhe është dërguar në QKUK për tretman mjekësor dhe sipas mjekut është jashtë rrezikut për jetë. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante policore dhe është njoftuar prokurori”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës./Arbresh.info
Osmani mori pjesë në pritjen zyrtare të Krishtlindjes në Kat...
Nasim Haradinaj tregon daljen e parë para gjyqtarit: Kostumi...
Shqipëri/ Shpërblim për policët, pritet të përfitojnë 8000 e...
Barcelona në rrugë të mirë për ta transferuar Jonathan Tah v...
I gjithë Ferizaj në terr, Aliu: Kjo është e pashembullt
Izraeli dhe Hamasi akuzojnë njëri-tjetrin për dështimin e nj...