Policia e Kosovës ka konfirmuar lajmin se një person është arrestuar në natën e së dielës, pasi ka tentuar të futet me dhunë në selinë e Nismës për Kosovën në Prishtinë.
Sipas Policisë, i arrestuari për incidentin te selia e Nismës dyshohet të ketë probleme mendore.
“Ju njoftojme se rreth ores 22:21 eshte pranuar informata se nje person gjendet brenda rrethojave te nje objekti ne Rr.”Mujo Ulqinaku” ne lagjen Pejton Prishtine. Njesitet policore kane dal ne vendin e ngjarjes dhe kane hasur ne nje person qe dyshohet te kete probleme mentale”, thuhet në një njoftim të lëshuar nga Policia.
“I dyshuari eshte shoqeruar ne SP-Qendra per trajtim te metutjeshem”, ka njoftuar Policia.
Personi i arrestuar më herët është raportuar i zhdukur dhe ka probleme mendore, i kanë thënë familjarët Policisë.
“Rasti eshte duke u trajtuar sipas procedurave te metutjeshme policore”, ka bërë të ditur Policia.
Jozyrtarisht merret vesh se i dyshuari kishte kërkuar të takohej me kreun e Nismës, Fatmir Limaj.
Ishte i dënuar me burgim për dhunë në familje dhe dy vepra t...
Forumi i Rinisë i LDK-së dorëzon kallëzim penal ndaj Pecit e...
Gërvalla deklarohet e pafajshme për mosdeklarim të pasurisë
Kryeministri Kurti apel të rinjve: Ky vend ia vlen fortë të ...
Nis prezantimi i Studimit të Rinisë 2024,nga Fondacioni Frie...
Edi Rama ndan foto nga Unaza Verilindore e Tiranës