Policia jep detaje për personin e vdekur në emergjencën e Ferizajit

18:46 | 22 Gusht 2021
KRG

Sot pasdite, nga dy persona të panjohur është sjellur një femër e moshës 20 vjeçare në Qendrën Emergjente në Ferizaj.

Personat të cilët kanë sjellur vajzën janë larguar nga Qendra Emergjente duke mos dhënë detaje.

Lexo edhe :

Në Ferizaj disa persona të panjohur e dërgojnë një 20 vjeçare pa shenja jete në spital

Arbresh.info ka kontraktuar me zëdhënësin e policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli i cili ka dhënë detaje në lidhje me rastin.

“Pasditen e sotme , rreth orës 15:08 , nga Qendra Emergjente e spitalit rajonal në Ferizajt, jemi njoftuar se është sjellur një person i gjinisë femrore, e moshës rreth 20 vjecare. Mjekët, nga kjo qendër kanë konfirmuar vdekjen e sajë. Tani për tani nuk dihet identiteti i sajë dhe rrethanat e vdekjes, policia menjëherë ka dalur në vendin e ngjarjes dhe po e heton këtë rast”- ka thënë Veseli. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme