Policia e Kosovës ka dhënë detaje lidhur me bastisjen dje në veri të Mitrovicës të zyrës ku ka qenë duke funksionuar Sigurimi DUNAV.
Sipas njoftimit, një person është shoqëruar në polici dhe se në këtë lokacion gjatë kontrollit janë gjetur dhe sekuestruar, dy shtëpiza kompjuterike, një llaptop, një vulë, dokumente të ndryshme, etj, shkruan Arbresh.info.
Pas përfundimit të kontrollit lokali është mbyllur dhe me vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari lirohet në procedurë të rregullt.
“KEQPËRDORIM I AUTORIZIMEVE EKONOMIKE Mitrovicë Veri 08.01.2025, 11:30. Lidhur me veprën e lartcekur është shoqëruar në stacion policor i dyshuari mashkull kosovar. Në konsultim me prokurorin është bërë bastisja në një lokacion ku gjatë kontrollit janë gjetur dhe sekuestruar; dy shtëpiza kompjuterike, një llap top, një vulë, dokumente të ndryshme, etj. Pas përfundimit të kontrollit një lokal është mbyllur dhe me vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari lirohet në procedurë të rregullt.”, thuhet në raportin e policisë./Arbresh.info/
Bellingham shënon për epërsinë e Realit
Kurti në Ferizaj: Vazhdojmë cep më cep drejt 9 shkurtit për ...
Presidentja Osmani pret nesër në takim zyrtarin amerikan
Prishtina siguron fitoren e radhës e mposht Prizrenin në udh...
Vëllaznimi “demolon” Pejën në Gjakovë dhe e bara...
Arbër Hoxha realizon supergol ndaj Shakthtarit