Policia jep detaje për lëndimin e tetë policëve në Grabovc të Zveçanit

09:47 | 14 Dhjetor 2024
E.K

Të premtën në fshatin Grabovc të Zveçanit, tetë pjesëtarë të Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës janë lënduar kur automjeti i blinduar, në të cilin udhëtonin, ka dalë nga rruga.

Policia e Kosovës ka dhënë detajet në raportin 24-orësh, duke njoftuar se drejtuesi i automjetit zyrtar të blinduar dyshohet të ketë humbur kontrollin mbi të, duke dalë jashtë rrugës.

“Rr. Nacionale, Grabovc / 13.12.2024 – 20:15. Raportohet se pjesëtari i PK-së duke drejtuar automjetin zyrtar të blinduar, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi automjet dhe ka dalë jashtë rruge. Si pasoj e aksidentit lëndime trupore ka pësuar vetë drejtuesi dhe shtatë (7) pjesëtarë të PK-së, të cilët kanë qenë në kryerje të detyrës. Zyrtarët janë dërguar në qendrën spitalore për trajtim mjekësor”, thuhet në raport.

Në vendin e ngjarjes ka dalë edhe Inspektorati Policor i Kosovës./Arbresh.info

Të ngjashme