Policia e Kosovës ka dhënë detaje për grabitjen e cila ndodhi sot në selinë e western Union në rrugën B.
Zëdhënësi i Policisë ka bërë të ditur se gjatë mbylljes së lokalit, një person me armë ka kryer grabitjen.
“Me datën 07.11.2017 rreth orës 17:05 një person ka raportuar në polici se derisa kishte qenë duke e mbyllë lokalin i cili ndodhet në rr. B Prishtinë aty kishte shkuar një person i dyshuar i maskuar (ne fytyrë të vendosur kishte një maskë si lodër e fëmijëve) dhe nën kërcenim të armës ka kryer grabitjen. Pas grabitjes sipas viktimës i dyshuari ishte larguar këmbë në drejtim të rrugës Muharrem Fejza e cila rrugë të shpie deri në Matiqan. Në këtë rast nuk raportohet se është lënduar ndonjë person. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante të policisë dhe është iniciuar rasti qe i dedikohet njësisë së hetimeve për procedura të mëtejme”, ka bërë të ditur Hoxha.
Protesta e PD-së, ambasada e SHBA-së: Personeli këshillohet ...
Më 8 dhe 9 tetor do të organizohet festivali i filmit sporti...
Nobeli në Mjekësi u ndahet dy shkencëtarëve të mikroRNA-së
Pogba drejt rikthimit në fushë
Osmani takon homologun kroat: Mirënjohëse për mbështetjen e ...
Milaim Zeka, opinionisti i parë i Big Brother VIP Kosova 3