Policia e Kosovës njofton se dje në rrugën “Bill Klinton” në Prishtinë, rreth orës 15:35 tre persona të dyshuar të maskuar dhe të armatosur kanë kryer një grabitje.
Sipas policisë, të dyshuarit ç‘armatosën punëtorët e sigurimit duke ju marrë armët personale dhe kanë grabitur një sasi të parave.
Të dyshuarit më pas me një automjet janë larguar nga vendi i ngjarjes, transmeton Indeksonline.
Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe është duke e hetuar rastin. Ende nuk dihet shuma e parave të vjedhura dhe kërkimi për të dyshuarit vazhdon.
Pasojat e uraganit Helene, shkon në 227 numri i të vdekurve
U godit me një shishe qelqi në oborrin e tij, humb jetën 65-...
Luizi uron Kiarën për Portokallin: Gjatë gjithë sezonit do t...
Kurti nesër merr pjesë në hapjen e Panairit të Janjevës
Kreu i FFK-së mohon akuzat ndaj tij për kërcënim ndaj treshe...
Konfirmohen dy emrat e prezantueseve të “Kënga Magjike” 2024