Policia e Kosovës ka arrestuar një person i cili i maskuar dhe nën kërcënimin e armës ka hyrë në një zyre për transferim parash dhe ka marrë mbi 15 mijë euro.
Sipas policisë tek i dyshuari janë gjetur dhe sekuestruar kjo shumë e parave, një palë dorëza dhe një armë plastike lodër, shkruan arbresh.info.
Rasti ka ndodhur në Mitrovicë.
“Rr. Shemsi Ahmeti, Mitrovicë 26.11.2021 – 17:42. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti i maskuar dhe nën kërcënimin e armës , në zyrën për transferim parash nga viktima femër kosovare ka grabitur një shumë parash prej 15.750€. Si dëshmi materiale i janë gjetur dhe sekuestruar shuma e parave, një maskë, një palë dorëza dhe një armë plastike lodër”, njofton policia.
Viktima për shkak shqetësimi ka pranuar trajtim mjekësor ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. Rasti në procedurë hetimore./arbresh.info/
Izraeli urdhëron evakuime në disa zona të Gazës, nxit një va...
Nwaneri në histori të Arsenalit, Arteta me fjalë të mëdha pë...
LDK sot në Malishevë me “Turneun e Ndryshimit”
Rama në Londër: Nisëm ligjore për të regjistruar fëmijët e s...
Nesër mblidhet Kryesia e Kuvendit, mbi 50 pika në rend dite
Driloni, Anisës: Po tutem që të shikoj