Vetura e ish-deputetit dhe kandidatit për deputet nga radhët e LVV-së, Mefail Bajqinovci është kapluar nga flakët.
Rasti ka ndodhur në Prishtinë, tek lagjja “Arbëria”.
Këtë e ka konfirmuar për arbresh.info zëdhënësja e Policisë së Kosovës Flora Ahmeti.
“Rreth orës 19:00 është raportuar për një veturë me targë Kosove të përfshirë nga zjarri në lagjen Arbëria në Prishtinë. Nga zjarri është prekur edhe një veturë afër veturës që kishte marrë flakë. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes, po ashtu edhe zjarrfikësit të cilët e kanë menaxhuar përhapjen e zjarrit. Aktualisht policia ka nisur me ndërmarrjen e veprimeve që konsistojnë në zbardhjen e rrethanave të ngjarjes”, ka thënë ajo.
LEXO EDHE:
Flet ish-deputeti i LVV-së Mefail Bajqinovci, pasi i kaplohet nga zjarri vetura – Arbresh.info
Stjuardesa e ‘British Airways’ përballet me shkarkimin nga p...
Xuxi: Për nga profesioni, më së shumti kishte hoxhallarë në ...
Shkup: Rikthehen mosmarrëveshjet për Ballkanin e Hapur
Vullneti u rrëfehet banorëve për përjetimet e tij gjatë luft...
Kurti: Qeveria vitin e ardhshëm do të mbështesë organizimin ...
Rumania mban zgjedhjet presidenciale