Është arrestuar ushtruesi i detyrës Drejtor në Spitalin Rajonal të Ferizajt, Halit Gërbeshi, për keqpërdorim të detyrës zyrtare, duke e furnizuar veturën e tij private me derivate të naftës në kuadër të tenderit të paraparë për Spitalin e Përgjithshëm në Ferizaj. shkruan arbresh.info.
“Rr.Ramadan Rexhepi, Ferizaj 24.11.202 – 10:00. Njësitë policore duke u bazuar në autorizimin e prokurorisë, me 14.01.2022 kanë arrestuar të dyshuarin mashkull kosovar (UD Drejtor i Spitalit Rajonal, Ferizaj) pasi që i njëjti, dyshohet të ketë kryer veprën e më sipërme. Me urdhër të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje”, thuhet në raportin e PK-së.
Kujtojmë që edhe Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës, përmes një njoftimi ka bërë të ditur se ushtruesi i detyrës së drejtorit të Spitalit të Përgjithshëm të Ferizajt, Halit Gërbeshi, është suspenduar nga puna.
“Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës informon opinionin se pas njoftimit për ndalimin e Dr. Halit Gërbeshit U.D. Drejtor i Spitalit të Përgjithshëm në Ferizaj prej 48 orësh nga Prokuroria Themelore e Ferizajt, i njëjti është larguar përkohësisht nga puna, konform legjislacionit në fuqi. Detyrat dhe përgjegjësitë e drejtorit të Spitalit në Ferizaj do t’i kryejë drejtori mjekësor i spitalit”, ka njoftuar SHSKUK-ja./arbresh.info/
Suspendohet nga detyra u.d. i drejtorit të Spitalit të Ferizajt
Tragjedia në Cetinje, Mali i Zi shpall tri ditë zie
Masakra në Nju Orlins: I dyshuari shtetas amerikan, në makin...
Ambasadori Dugolli: I trishtuar nga sulmi i tmerrshëm terror...
Të shtëna me armë në Mal të Zi, raportohet për disa viktima
Nga sot energjia elektrike në Maqedoni më shtrenjtë për 0.92...
Trump reagon ashpër pas tragjedisë në New Orleans