Google ADS

Policia jep detaje për arrestimin e të dyshuarit kryesor për plagosjen e trefishtë në Pejë

14:02 | 23 Maj 2024
K.B

Është arrestuar Agron Gashi, me nofkën “Gon Ozdrimi”, i dyshuari kryesor për plagosjen të mërkurën në Pejë.

Policia e Kosovës përmes një njoftimi për media ka dhënë detaje lidhur me arrestimin e të dyshuarit.

Siç bëhet e ditur në njoftim, pas njё pune intensive operativo-hetimore tё hetueseve tё Sektorit Rajonal pёr Hetime tё mbështetur edhe nga njësitet tjera tё DRP Pejё, sot me datё 23.05.2024, ёshtё arritur tё lokalizohet dhe arrestohet i dyshuari, shkruan Arbresh.info

Personi i dyshuar pas intervistimit nga Hetuesit e Sektorit Rajonal, me urdhër tё Prokurorit tё shtetit ndalohet pёr 48- orё pёr veprën penale “Vrasje e rënd nё tentativё”.

Njoftimi i plotë:

Drejtoria Rajonale e Policisë nё Pejё, me datë 22.05.2024, rreth orёs 21:25 ёshtё njoftuar se nё rrugën “ Bekim Berisha ” nё Pejё, ka tё shtëna me armё zjarri dhe dyshohet pёr persona tё plagosur.

Policia menjёherё iu ёshtё pёrgjigjur vendit tё ngjarjёs aty ёshtё kuptuar se tre (3) persona janё tё plagosur nga arma e zjarrit.

Tё lënduarit janё dërguar nё Spitalin Rajonal nё Pejё, pёr shkak tё natyrës sё lendimeve tё njëjtit janë dërguar nё nё QKUK-Prishtinë.

I dyshuari ka ikur nga vendi i ngjarjёs nё drejtim tё panjohur, pasi ёshtё bёrё identifikimi i personit tё dyshuar Policia me urdhёr tё Prokurorit ka lёshuar njё kёrkesё pёr bashkëpunim me qytetarёt pёr lokalizimin e tij.

Pas njё pune intensive operativo-hetimore tё hetueseve tё Sektorit Rajonal pёr Hetime tё mbёshtetur edhe nga njёsitet tjera tё DRP Pejё, sot me datё 23.05.2024, ёshtё arritur tё lokalizohet dhe arrestohet i dyshuari:

• Agron Gashi i lindur me 19.11.2002

Personi i dyshuar pas intervistimit nga Hetuesit e Sektorit Rajonal, me urdhër tё Prokurorit tё shtetit ndalohet pёr 48- orё pёr veprën penale “Vrasje e rënd nё tentativё”./Arbresh.info/

LEXO EDHE:

Arrestohet Agron Gashi, i dyshuar për plagosjen e trefishtë në Pejë

Njëri nga tre të plagosurit në Pejë është në gjendje të rëndë

Këta janë tre të plagosurit në Pejë

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme