Policia jep detaje për arrestimin e kameramanit gjatë aksionit të policisë në zyrat e AKP-së

09:22 | 4 Shkurt 2022
S D

Gjatë një aksionit të policisë në zyrat e AKP-së, policia ka arrestuar  një kameraman, shkruan arbresh.info.

Në raportin 24 orësh të policisë thuhet se personi në fjalë nuk ka respektuar urdhrin e policisë për tu larguar nga vendi ku më pas është intervenuar dhe është bërë arrestimi i tij.

Ndërkaq me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

“Fsh. Shirokë, Suharekë 03.02.2022 – 11:45. Gjatë një plani operativ ku policia ishte në asistencë të AKP-së, policia ka arrestuar një person mashkull kosovar i cili nuk ka zbatuar urdhrin e policisë dhe ka penguar ata në kryerje të detyrës. Me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e PK-së./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme