Zyrtarë policorë të Drejtorisë për Hetimin e Trafikimit me Narkotik kanë realizuar kontrolle në dhjetë lokacione të ndryshme për kultivim dhe trafikim me lëndë narkotike.
Gjatë realizimit të operacionit policorë janë arrestuar shtatë persona.
“Zyrtarë policorë të Drejtorisë për Hetimin e Trafikimit me Narkotik, (Njësia Pejë, Gjakovë e Mitrovicë), të përkrahura nga njësi tjera policore, sot më, 28.09.2022, pas hetimeve disamujore dhe pas pranimit të urdhëresës së gjykatës, kanë realizuar kontrolle në dhjetë lokacione nën dyshime për kultivim dhe trafikim me lëndë narkotike. Në të gjitha lokacionet e kontrolluara ka qenë edhe prokurori nga PTh Pejë. Gjatë realizimit të operacionit policor në cilësi të të dyshuarve janë arrestuar: G.J., (viti i lindjes 1985, mashkull shtetas i Shqipërisë), E.M., (viti i lindjes 2000, mashkull kosovar), Z.M., (viti i lindjes 1988, mashkull kosovar), E.J., (viti i lindjes 2000, mashkull kosovar), F.D., (viti i lindjes 1976, mashkull kosovar), F.Gj., (viti i lindjes 1973, mashkull kosovar) dhe A.J., (viti i lindjes 1970, mashkull kosovar)”, thuhet në njoftimin për media nga Policia e Kosovës.
Policia ka konfiskuar si provë materiale që do të përdorët në procedurë të mëtejme: substancë narkotike 68 kg e 49 gr, dyshohet të jetë marihuanë, që ka qenë në proces të tharjes, 177 bimë narkotike të llojit kanabis-sativa, 421 gr. substancë narkotike, dyshohet e llojit kokainë, dy armë zjarri, para të gatshme e dëshmi tjera.
Sipas Policise, të dyshuarit janë intervistuar në prani të avokatëve mbrojtës dhe pas intervistimit në konsultim me prokurorin u është shqiptuar masa e ndalimit prej 48 orësh./arbresh.info/
Po voziste nën ndikim të alkoolit, gjobitet shoferi në Gjila...
Gjendet pa shenja jete në banjën e një shtëpie një grua në F...
Kryeministri rumun pranon se Kosova luajti mirë, por thotë s...
Zëdhënësja e Qeverisë së Maqedonisë së Veriut: Mbledhja e pë...
Ahmeti, Qeverisë së Kosovës: Mos heshtë për shqiptarët në RM...
Të paktën 11 të vrarë, 89 të plagosur nga sulmi rus në Ukrai...