Google ADS

Policia jep detaje për aksidentin në Skenderaj ku humbi jetën një femër

13:19 | 12 Gusht 2017
Arbresh.info

Një aksident i rëndë ka ndodhur në fshatin Klinë e Epërme në Komunën e Skenderajt.
Si pasojë e këtij aksidenti, ka humbur jetën një femër, thuhet në raporton 24 orësh të Policisë së Kosovës

Njoftimi i plotë i Policisë së Kosovës:

AKSIDENT TRAFIKU ME FATALITETFsh. Klinë e Epërme, Skenderaj 11.08.2017 – 20:35. Një veturë me targa vendore të cilën e një mashkull K/Shqiptar si pasojë e mos përshtatjes së shpejtësisë së lëvizjes kushteve të rrugës ka dalur nga rruga dhe është përplasur në barrierat metalike skaj rrugës. Si pasojë e lëndimeve të marra në aksident një femër K/Shqiptare (pasagjere në veturë) ka ndërruar jetë, kurse drejtuesi i veturës dhe tre pasagjerët tjerë një mashkull dhe dy femra K/Shqiptar-e kanë pësuar lëndime trupore. Të lënduarit janë dërguar në tretman mjekësor.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme