Google ADS

Policia jep detaje për aksidentin me tren ku vdiq 41 vjeçari (FOTO 18+)

16:24 | 9 Maj 2017
M. A.

Policia e Kosovës ka dhënë detaje për aksidentin hekurudhor që ndodhi sot rreth orës 13:55 në Ferizaj, ku një person ka humbur jetën.

“Rasti ka ndodhur kur treni transportues i cili ishte duke qarkulluar nga Ferizaj në drejtim të Hanit të Elezit ka goditur këmbësorin i cili ishte duke kaluar binarët e trenit”, thotë policia.

Policia njofton se mjeku nga ekipi i emergjencës në vendin e ngjarjes ka konstatuar se viktima I.M.(m/shtetas i Republikës së Shqipërisë, 41 vjeç) nga lëndimet e pësuara ka ndërruar jetë dhe me urdhër të Prokurorit të Shtetit, trupi i pajetë i viktimës dërgohet për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore.

Hetuesit policorë janë duke zhvilluar hetimet lidhur me rastin./Arbresh.info

18386547-10208848243859238-845671226-n-1494335806-8198612_1494339636-5150317

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme