Policia jep detaje për aksidentin me fatalitet në Bresje, ku ka vdekur një person

09:00 | 31 Janar 2024
R J

Një person ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti trafiku mëngjesin e djeshëm ( e martë) në rrugën Prishtinë – Pejë, saktësisht në Bresje.

Aksidenti ka ndodhur mes dy veturave, si pasojë e lëndimeve të marra, ishte këmbësori ai që ka ndërruar jetë.

.Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion, ndërsa njëri nga vozitësit mashkull kosovar është arrestuar dhe dërguar në mbajtje.

“Fushë Kosovë  30.01.2024-07:20. Ka ndodhur aksident trafiku në mes dy veturave dhe një këmbësori mashkull kosovar. Si pasojë, këmbësori nga lëndimet e marra ka ndërruar jetë. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion, ndërsa njëri nga vozitësit mashkull kosovar është arrestuar dhe dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim./Arbresh.info/

Lexo edhe:

Aksident me fatalitet në Bresje, vdes një person

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme