Një ngjarje rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në Han të Elezit ku një tren ka goditur një makinë me targa të Kosovës.
Saktësisht ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:30 afër fabrikës së çimentos në këtë komunë.
Majori Qazim Reka nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj tha se treni, cili ka qenë duke qarkulluar nga Hani i Elezit në drejtim të Shkupit, pas aksidentit nuk ka ndaluar fare dhe ka dalë në territorin e Maqedonisë Veriore.
Sipas tij, nga ky aksident kanë mbetur të lënduar dy persona të cilët ishin në makinë, por që janë jashtë rrezikut për jetë.
Majori Reka tha se ende nuk ka informacione se si ka ardhur deri tek aksidenti dhe se hetuesit ende janë në vendngjarje.
Nga fotot shihet se makina është dëmtuar tërësisht.
Reka tha se do të fillojnë kontaktet me policinë maqedonase për të intervistuar drejtuesin e trenit dhe për të sqaruar rrethanat dhe arsyen e mos ndaljes së trenit.
Lela e zbulon planin e Drilonit me Anisën, jashtë BBVK3
Republikanët arrijnë marrëveshje për të shmangur mbylljen e ...
Haziri: Abdixhiku bëhet kryeministër më 9 shkurt dhe më 10 s...
Nuk e keni ditur por krehri i flokëve duhet të pastrohet çdo...
Noizy performon në Festivalin e Këngës në RTSh-së
Pranim-dorëzimi i detyrës së kreut të Kushtetueses, Rohde: E...