Policia e Kosovës ka dhënë detaje për vdekjen e Xhemajl Beluli nga Gjilani, i cili ishte zhdukur nga dita e enjte.
Siç bëhet e ditur në raport, tashmë i ndjeri është gjetur në disa shkurre në varrezat e qytetit.
“Rr. Beteja e Koshares, Gjilan 27.06.2024 – 10:00. Me 02.07.2024 gjatë zhvillimit të hetimeve së bashku me familjarët e viktimës është gjetur pa shenja jete (i dekompozuar) trupi i pajetë i viktimës mashkull kosovar që ishte i raportuar i zhdukur më 27.06.2024. Trupi i pajetë është gjetur në disa shkurre në varrezat e qytetit. Në konsultim me prokurorin trupi i pajetë është dërguar për obduksion në IML”, thuhet në njoftimin nga policia.
Polica e Kosovës, Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan dje (të martën) ka lëshuar kërkesën për bashkëpunim me media dhe përmes së cilës ka kërkuar që të lokalizohet vendndodhja e personi Xhemail (Mehmet) Behluli data e lindjes 20.04.1963 me banim në rrugën ‘’Beteja e Koshares’’ në qytetin e Gjilanit, person i humbur që nga data 27.06.2024./Arbresh.info/
LEXO EDHE:
Ishe i zhdukur nga e enjtja, gjendet pa shenja jete 61-vjeçari
Konjufca takon banorët e Smrekonicës së Vushtrrisë, flasin p...
Blinken: Ideja e Trumpit që SHBA-ja ta marrë nën kontroll Gr...
Policia me operacione të befasishme në Prishtinë, arrestohen...
Shtëpia e Bardhë: SHBA mbështet një Kosovë sovrane që respek...
ZYRTARE: Ergys Kaçe largohet nga Gjilani
Katër karateistëve kosovarë iu ndalohet hyrja në Gjeorgji, h...