Google ADS

Policia jep detaje për 14-vjeçarin që u plagos me pushkë gjuetie në Dragash

09:11 | 6 Korrik 2021
S D

Policia e Kosovës ka dhënë detaje për plagosjen e të miturit me pushkë gjuetie ditën e djeshme në Dragash.

Në raportin 24-orësh, policia ka bërë të ditur se 14-vjeçari është qëlluar me pushkë gjuetie aksidentalisht nga bashkëmoshatarët e tij.

Gjendja shëndetësore e të miturit është e rëndë, pasi që ka marrë lëndime të rënda trupore nga plagosja.

Aktualisht, 14-vjeçari është duke u trajtuar në Spitalin e Prizrenit./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme