Policia jep detaje pas arrestimeve të zyrtarëve në Kamenicë për keqpërdorim të një tenderi

09:30 | 10 Shkurt 2022
S D

Në bazë të hetimeve të zhvilluara për keqpërdorim të detyrës zyrtare në lidhje me një tenderë në Kamenicë janë arrestuar katër persona ku tre nga ta pjesë e komisionit vlerësues të komunës, shkruan arbresh.info.

Personi i katërt është pronari i një kompanie private të mobileve.

Të katër akuzohen se kanë keqpërdorur një procedurë tenderuese, me vlerë prej 35.731.50 €.

“Kamenicë 21.12.2020 – NN. Më 09.02.2022 janë zhvilluar hetime lidhur me një tender, ku katër të dyshuar meshkuj kosovarë, tre prej tyre ishin nga komisioni Vlerësues i Komunës dhe pronari i një kompanie të mobileve (private), të cilët dyshohej se kanë mashtruar, me një procedurë tenderuese, me vlerë prej 35.731.50 €. Të dyshuarit janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit janë dërguar ne mbajtje”, thuhet në raportin e PK-së./arbresh.info/

Arrestimet në Kamenicë, reagon kryetari: Ngjarja ka të bëjë me qeverisjen e PSD-së

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme