Policia jep detaje nga përleshja me armë në rrugën “Agim Ramadani”, në Prishtinë

10:57 | 7 Tetor 2021
S D

Një përleshje me armë ka ndodhur dje në rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë, rreth orës 16:40 minuta, raporton arbresh.info.

Në këtë përleshje janë përfshirë katër meshkuj, një nga ta i mitur, po ashtu u janë konfiskuar edhe një pistoletë me 18 fishekë.

“Rr. Agim Ramadani, Prishtinë 06.10.2021 – 16:30. Është raportuar se katër të dyshuar meshkuj  kosovarë, njëri prej tyre i mitur, janë shoqëruar në stacion policor të cilët pas një mosmarrëveshje ishin përfshi në rrahje dhe si pasojë kanë pranuar tretman mjekësor. Te njëri prej të dyshuarve njësiti policor ka gjete dhe sekuestruar një pistoletë me 18 fishekë. Pas intervistimit, me urdhër të prokurori të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e PK-së./arbresh.info.

Përleshje me armë zjarri në rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme