Policia e Kosovës ka dhënë detaje lidhur me arrestimin e djeshëm të Faruk Mujkën, kryeshef ekzekutiv i Bordit të Ndërmarrjes Hidro-ekonomike “Ibër-Lepenci dhe ish-drejtorin për Gjeodezi, Kadastër dhe Pronë në Komunën e Mitrovicës, Hysen Muzliukaj.
Prokuroria Speciale dje ka bastisur shtëpinë Faruk Mujka, kryeshef ekzekutiv i Bordit të Ndërmarrjes Hidroekonomike “Ibër-Lepenci”, dhe gjatë bastisjes, u sekuestruan 60 mijë euro, telefona, laptopa, USB dhe dokumente tjera të ndryshme lidhur me rastin.
Në njoftimin e policisë thuhet se dy të dyshuarit për keqpërdorim të pozitës zyrtare janë dërguar në mbajtje 48 orë.
“Mitrovicë Jug (NN) 25.04.2023-08:00-16:00. Më 14.07.2023 janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë me dyshimin se të njëjtit kanë kryer veprën penale të lart-cekur. Gjatë kontrollit në shtëpitë dhe banesat e të dyshuarve si prova materiale janë konfiskuar: 60.000 euro, 2 telefona, tre llap-topa , një USB dhe dokumente tjera të ndryshme lidhur me rastin. Pas intervistimit me vendim të prokurorit dy të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim./Arbresh.info/
lexo edhe:
LAJMI I FUNDIT/Bastiset shtëpia e Faruk Mujkës, Prokuroria Speciale sekuestruon 60 mijë euro
Izraeli urdhëron evakuime në disa zona të Gazës, nxit një va...
Nwaneri në histori të Arsenalit, Arteta me fjalë të mëdha pë...
LDK sot në Malishevë me “Turneun e Ndryshimit”
Rama në Londër: Nisëm ligjore për të regjistruar fëmijët e s...
Nesër mblidhet Kryesia e Kuvendit, mbi 50 pika në rend dite
Driloni, Anisës: Po tutem që të shikoj